English

Nigeri, vritet kreu i sektit islamik i cili shkaktoi dhunën e ashpër

Niger, 31 korrik, NOA - Policia në Nigeri ka pohuar se ka mbetur i vrarë udhëheqësi i grupit militant islamik, i cili mendohet se është shkaktar i ditëve të tëra të dhunshme në veri të vendit.

Mohammed Yusuf, është vrarë gjatë kohës që ka mbahej në paraburgim dhe lajmi i vdekjes së tij u dha pak pasi policia e gjeti atë të fshehur në qytetin e Maidugurit, ku militantët kishin bazën e tyre.

Njoftimet thonë se Yusuf e kishte pranuar përgjegjësinë, ndërsa është shpërndarë edhe një video e trupit të tij, të shpuar nga plumbat.

Grupi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut "Human Rights Uatch" e quajti vrasjen e tij të paligjshme dhe shumë shqetësuese si fenomen.

Sekti i zotit Yusuf, Boko Haram, ka qenë i përfshirë në luftime të ashpra me forcat e sigurisë në disa shtete veriore, ku janë vrarë qindra vetë.

n.e/NOA

KOMENTE