Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA dënon dhunën e ushtruar sërish ndaj opozitës në Iran
English

SHBA dënon dhunën e ushtruar sërish ndaj opozitës në Iran

Uashington, 31 korrik, NOA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar sërish ushtrimin e dhunës nga autoritetet iraniane kundër opozitës së këtij vendi.

Ato kanë cilësuar si veprime me dhunë, atë të ndalimit me çdo kusht të manifestimeve përkujtimore në nderim të të rënëve në protestat e fundit.

"Eshtë në mënyrë të veçantë tronditëse që është përdorur dhuna ndaj një manifestimi në një varrezë", thuhet në një deklaratë të posaçme të Ministrisë së Jashtme Amerikane. Mësohet se në kryeqytetin iranian policët kishin përdorur shkopinj kundër mijëra ithtarëve të opozitës, të cilët kishin përkujtuar të paktën 20 të vdekurit që vdiqën gjatë protestave kundër qeverisë.

Dëshmitarët okularë njoftuan se policët kishin thyer xhamat e makinave dhe iu kishin rënë shoferëve me shkopinj.

Prej zgjedhjeve presidenciale të 12 qershorit në Iran vazhdojnë të organizohen demostrata nga opozita, në mbrojtje të kauzës së kundërshtimit të vjedhjes së votës.

n.e/NOA

KOMENTE