Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fluks emigrantësh nëpër pikat kufitare, 4 km radha e makinave, 7300 hyrje
English

Fluks emigrantësh nëpër pikat kufitare, 4 km radha e makinave, 7300 hyrje

Kakavijë, 1 gusht, NOA - Një fluks i madh emigrantësh është regjistruar sot në pikën kufitare të Kakavijës, por edhe atë të Kapshticës, për shkak të mbërritjes së tyre në vendlindje në këtë sezon pushimesh.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore, vetëm në pikën e Kakavijës radha e makinave me emigrantë që presin të vijnë në vend ka arritur në 4 kilometra. Dhe kjo pasi, pala greke ka punuar vetëm me një sportel, ndërsa ajo shqiptare ka patur më shumë.

Ndërsa në pikën e Kapshticës, paraqitet gjithashtu e njëjta situatë, ku vetëm gjatë mëngjesit të sotëm kanë kaluar plot 3300 emigrantë shqiptarë që vinin nga Greqia.

E njëjta situatë pritet të ndodhe edhe gjatë këtyre ditëve të ardhshme, por edhe në fund të muajit, kur emigrantët do të largohen nga vendi drejt vendit ku ata punojnë dhe jetojnë.

n.e/NOA

KOMENTE