English

Gjirokastër, shkrumbohet nga zjarri një pjesë e kurorës së kalasë

Gjirokastër, 1 gusht NOA - Flakët e zjarrit shkrumbojnë një pjesë të kurorës së gjelbër në kalanë shumëshekullore të qytetit të Gjirokastrës.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm kur kalimtarë të rastit kanë konstatuar flakët e zjarrit duke lajmëruar menjëherë punonjësit e zjarrfikëses.

Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe forcat e policisë për të sqaruar rrethanat e rënies së zjarrit.

Ndërkohë mësohet se vatra e zjarrit është shfaqur poshtë kullës së sahatit dhe flakët duke rrezikuar djegien e pemëve në portën lindore.

Sipas policisë flakët e zjarrit dyshohet të kenë rënë nga pakujdesia e banorëve të jetojnë në këtë zonë. Zjarrfikësit kanë mundur të neutralizojnë flakët duke bërë të mundur më pas shuarjen e plotë të tyre.

k.k/NOA

KOMENTE