Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përfundon maratona e 28 qershorit, shpallen rezultatet zyrtare të procesit zgjedhor
English

Përfundon "maratona" e 28 qershorit, shpallen rezultatet zyrtare të procesit zgjedhor

Tiranë, 1 gusht, NOA Update - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli më në fund rezultatin përfundimtar të procesit zgjedhor të 28 qershor, i cili sipas anëtarëve të këtij institucioneve është cilësuar si procesi më i mirë i organizuar dhe i realizuar ndonjëherë në vendin tonë.

Që nga kryetari Arben Ristani dhe deri te juristi Njazi Kosovrasti, kanë falënderuar komisionerët zgjedhorë dhe në tërësi aktorët e këtij procesi që kanë mundësuar të realizojnë me angazhim të plotë aktet që i nevojiteshin atij, duke marrë këtu parasysh edhe vështirësitë që kishte procesi për herën e parë të aplikimit të kodit të ri zgjedhor.

Ndërkaq, përfaqësuesja e opozitës, Dëshira Subashi, ka deklaruar se ajo do të presë vlerësimin e ndërkombëtarëve për zgjedhjet, por edhe të vëzhguesve lidhur me to.

Duke shtuar gjithsesi, se nuk ka qenë aspak e lehtë puna e komisionerëve të KQZ-së për të realizuar këtë proces.

Lista e mandateve + emrat e deputetëve

Qarku SHKODËR

7 mandate të PD 1-Jozefina Topalli 2-Astrit Bushati 3-Arenca Trashani 4-Gezim Dibra 5-Gjok Uldedaj 6-Paulin Stërkaj 7-Ndue Palica

4 mandate të PS 1-Ilir Beqja 2-Tom Doshi 3-Ndue Kola 4-Astrit Beci

Qarku KUKËS

3 mandate të PD 1-Flamur Noka 2-Besnik Dushai 3-Fatos Hoxha

1 mandat i PS 1-Asllan Dogiani

Qarku LEZHË

4 mandate të PD 1-Edi Paloka 2-Mark Marku 3-Pavlina Hoti 4-Raimond Hoxha

3 mandate të PS 1-Gjok Jaku 2-Gjovalin Kadeli 3-Armando Prenga

Qarku DIBËR

4 mandate të PD 1-Jemin Gjana 2-Sherefedin Shehu 3-Bedri Hoxha 4-Selami Xhepa

2 mandate të PS 1-Sadri Abazi 2-Qemal Minxhozi

Qarku DURRËS

7 mandate të PD 1-Ferdinad Xhaferri 2-Albana Vokshi 3-Gazmend Oketa 4-Ylli Lama 5-Osman Metalla 6-Eduart Halimi 7-Igli Cara

5 mandate të PS 1-Blendi Klosi 2-Rudina Seseri 3-Hazir Gashi 4-Gazmir Bizhga 5-Klodiana Spaniu

1 mandat nga LSI 1-Lefter Koka

Qarku TIRANË

15 mandate të PD 1- Sali Berisha 2-Aldo Bumçi 3-Rajmonda Bulku 4-Bujar Nishani 5-Majlinda Bregu 6-Gerti Bogdani 7-Gent Strazimiri 8-Florian Mima 9-Ilir Rusmali 10-Myqerem Tafaj 11-Luan Skuqi 12-Tritan Shehu 13-Viktor Gumi 14-Arben Imami 15-Lajla Përnaska

15 mandate të PS 1- Vasilika Hysi 2-Besnik Baraj 3-Kastriot Islami 4-Saimir Tahiri 5-Fatmir Xhafaj 6-Andis Harasani 7-Ditmir Bushati 8-Eglantina Gjermeni 9-Namik Dokle 10-Enkeleida Shkreli 11-Eduart Shalsi 12-Xhemal Qefalia 13-Dashamir Peza 14-Ilir Gjoni 15-Artan Gaci

1 mandat i PR 1-Fatmir Mediu

1 mandat i LSI 1-Ilir Meta

Qarku ELBASAN

7 mandate të PD 1-Lulzim Basha 2-Ardian Turku 3-Adriana Gjoni 4-Rrahim Ola 5-Dashnor Sula 6-Luciano Boci 7-Sybi Hida

7 mandate të PS 1-Valentina Leskat 2-Ilir Bellia 3-Shegushe Ligori 4-Taulant Balla 5- Damian Gjiknuri 6- Agim Leka 7-Skender Hasa

Qarku FIER

9 mandate të PS 1-Gramoz Ruci 2-Ermelinda Meksi 3-Albert Caci 4-Fatos Tusha 5-Armando Subashi 6-Bashkim Fino 7-Ervin Koci 8-Arben Cuko

9-PirroLutaj

5 mandate të PD 1-Sokol Olldashi 2-Ilir Bano 3-Mesila Dode 4-Enkeljd Alibeaj 5-Vasillaq Ngreci 6-Fatos Beja

1 mandat i LSI 1-Dritan Prifti

Qarku KORÇË

6 mandate të PS 1-Ridvan Bode 2-Gjergji Papa 3-Ledina Allolli 4-Edmond Spaho 5-Fatbardh Kadilli 6-Ismail Hoxha

6 mandate të PD 1-Ben Blushi 2-Pandeli Majko 3-Mimi Kodheli 4-Alfred Dalipi 5-Arben Ahmetaj 6-Olta Xhaçkaj

Qarku VLORË

6 mandate të PS 1-Arben Isarai 2-Luiza Xhuvani 3-Arben Malaj 4-Shpetim Idrizi 5-Eltar Deda 6-Fatmir Toçi

4 mandate të PD 1-Astrit Paozi 2-Arfian Kollozi 3-Leonard Demi 4-Kreshbnik Ipi

1 mandat i PDI 1-Dashamir Tahiri

1 mandat i PBDNJ 1-Vangjel Dule

Qarku GJIROKASTËR

3 mandate të PS 1-Arta Dade 2-Bangjel Tavo 3-Elhem Ruka

2 mandate të PD 1-Genc Ruli 2-Spiro Ksera

n.e/NOA

Lexoni më shumë mbi argumentin e ditës:

KQZ shpalli rezultatin zyrtar, PS: Nuk i njohim këto zgjedhje

Zyrtarizimi i fitores nga KQZ, PD: Rezultati u shpall për herë të parë 7 me 0

Komentoni edhe ju këtë lajm / Klikoni këtu, për rregullat e përdorimit

KOMENTE