English

Policia kap autorin e plagosjes së një 23-vjeçari te pishinat

Tiranë, 1 gusht, NOA - Forcat e policisë kanë mundësuar vënien në pranga të personit, i cili dyshohet se dje ka kryer plagosjen me armë zjarri të një 23-vjeçari tek pishinat e Akuadromit në kryeqytet.

Burime policore bëjnë të ditur për agjencinë e Lajmeve NOA se personi i kapur për ngjarjen në fjalë është Sahit Dyberi, i cili u arrestua pranë banesës së tij.

Mësohet se 54-vjeçari ndaj të cilit rëndon akuza e "Plagosjes me armë zjarri me dashje", është kapur gjatë orëve të natës pas një aksioni të ndërmarrë nga policia për kapjen me çdo kusht të tij.

Ai ka plagosur dje te pishinat e Akuadromit në afërsi të Liqenit Artificial në Tiranë,

23-vjeçarin Maringlen Cani, lindur e banues në Tiranë, i cili ndodhet në gjendje koma në Spitalin Ushtarak.

Burimet e grupit hetimor, thanë për agjencinë e lajmeve NOA se këta dy persona kanë qenë në brendësi të Akuadromit dhe janë zënë te pishinat.

Në gjaknxehtësi e sipër kanë dalë nga pishinat dhe afër tyre, kanë nisur një konflikt edhe më të fortë, me pasoja fatale.

Nga hetimet e para, rezulton se autori i krimit, është grindur fillimisht me Canin duke i thënë se po i ngacmonte gruan dhe më pas, sherri degjeneroi në ngjarjen e rëndë.

Autori, ka nxjerrë një pistoletë me të cilën e ka qëlluar 23-vjeçarin Mariglen Cani dhe e ka plagosur rëndë.

Menjëherë më pas, i ka hipur makinës dhe është zhdukur nga vendi i ngjarjes.

n.e/NOA

KOMENTE