English

Presidenti Topi uron sekretarin e ri të NATO-s

Tiranë, 1 gusht NOA - Presidenti, Bamir Topi me anë të një mesazhi ka uruar sot Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut, Anders Fog Rasmusen me rastin e marrjes së detyrës.

"I nderuar zoti Sekretar i Përgjithshëm, posti i lartë i Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut, që Ju merrni zyrtarisht sot, më jep kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t'ju dërgoj urimet më të mira e më të përzemërta për sukses në këtë mision angazhues e domethënës! Populli shqiptar dhe Shqipëria, anëtare më e re e kësaj Aleance, janë të vendosur të kontribuojnë maksimalisht për arritjen e vlerave dhe objektivave të përbashkëta në mbrojtje të lirisë, paqes dhe stabilitetit afatgjatë, rajonal e global, dhe të përgjegjshëm për të qenë aleatë të denjë dhe miq të sigurt të të gjitha vendeve anëtare të NATO-s" thuhej në mesazh. "Më lejoni, i nderuar zoti Sekretar i Përgjithshëm, t'ju shpreh sigurimet e mia për mbështetjen maksimale të Republikës së Shqipërisë në vazhdimësinë dhe thellimin e bashkëpunimit tonë të mëtejshëm. Me urimet e mia të përzemërta dhe me konsideratën time më të lartë" përfundon mesazhin presidenti Topi drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

k.k/NOA

KOMENTE