Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Institucioni katolik gjerman investon në prodhim armësh e prezervativësh
English

Institucioni katolik gjerman investon në prodhim armësh e prezervativësh

Berlin, 2 gusht NOA - Një bankë katolike gjermane, po investon në tregun e kontraceptivëve, duhanit dhe armëve të zjarrit në kundërshtim me normat fetare dhe misionin e vetë bankës që mbahet me paratë e kishave dhe besimtarëve dhe kontrollohet prej tyre.

Lajmin që ka tronditur median gjermane, e publikoi revista e përjavshme gjermane "Der Spiegel".

Ajo tha se "Pax bank", një bankë katolike gjermane, "ka investuar shuma të mëdha në kompani që prodhojnë kontraceptivë, armë zjarri, nëndetëse atomike dhe duhan". Banka katolike "Pax Bank", rezulton sipas të dhënave të zbuluara nga e përjavshmja gjermane, se në mars të vitit 2008 investoi 158 867 euro në shoqërinë farmaceutike amerikane "Ëyeth" që prodhon pilula kontraceptive.

Duke publikuar këtë fakt të investiguar, e përjavshmja gjermane, evidenton dhe fakton se "në enciklikën papnore të vitit 1968, kundërshtohet përdorimi i kontraceptivëve". "Der Spiegel", ka zbuluar gjithashtu se banka katolike "Pax bank", investuesit e të cilës janë veçanërisht institucione kishtare dhe besimtarë, po në mars të vitit 2008, kishte investuar 577 970 euro në kompaninë "Bae System", gjiganti i armatimeve që prodhon nëndetëse bërthamore dhe avionë luftarakë.

Veç këtyre Pax Bank ka investuar edhe 870 950 euro në kompanitë që prodhojnë cigare, "British American Tobacco" dhe "Imperial Tobacco".

E përjavshmja gjermane "Der Spiegel", duke publikuar edhe këto investime, thotë se ato para të besimtarëve katolikë dhe kishave, po investohen, pavarësisht së në faqen e saj zyrtare të internetit, "Pax Bank", shkruan se "kërkon vetëm investimet që nuk financojnë armët dhe duhanin" dhe se "të gjitha pasuritë që disponon i menaxhon në bazë të moralit katolik".

/a.k/e.l/NOA/ - Komentoni edhe ju këtë lajm / Klikoni këtu, për rregullat e përdorimit

KOMENTE