Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një çift që s'bën fëmijë!
English

Një çift që s'bën fëmijë!

"Këngët që kanë nisur disa javë para dasmës, ku do të vërë kurorë çifti Berisha-Meta, janë false. Asgjë s'ka për të ndodhur pas dasme dhe, si çdo çift gay, nuk mund të lindë asgjë, as moral të ri dhe, natyrisht, as Kod të ri"

Nga Mero Baze

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka kërkuar kryeministrit Berisha të marrë iniciativën ligjore për ndryshimin e Kodit Elektoral pak javë para se ata të formojnë së bashku qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit. Në të vërtetë ky Kod Elektoral ka krijuar një sërë problemesh veçanërisht për LSI, ndër të cilat më i vogli është anëtari i KQZ. Problemet reale që ky Kod i hapi LSI së pari ishin politike dhe kishin të bënin me atë që LSI e quajti regjimi Rama-Berisha, dhe që në thelb kishte të bënte me ndryshime kushtetuese, të cilat fuqizuan institucionin e Kryeministrit dhe shkatërruan rendin kushtetues në vend. Pas atyre ndryshimeve Shqipëria ka një sistem të pangjashëm kushtetues, as presidencial, as parlamentar, as monarkik, por thjesht sundues. Problemet e këtij "regjimi" vazhduan pastaj me Kodin Zgjedhor, ku LSI u dëmtua rëndë nga moskorrektimi kombëtar dhe mungesa e listave të hapura dhe në fund nga mosprezenca në KQZ.

Dalja publike e kryeministrit Berisha, e porositur nga lideri i LSI, Ilir Meta, e bën qesharak shqetësimin e djeshëm real të LSI, dhe vetëm sa na kujton dhe një herë mungesën e lirisë së Ilir Metës për të mbrojtur parimet, për të cilat e mbështetën shumica e intelektualëve shqiptarë, kur nisi betejën për ndryshimet kushtetuese.

Dalja e kryeministrit fyen rëndë së pari inteligjencën e mijëra shqiptarëve të shqetësuar nga ndryshimet kushtetuese, pasi ato ndryshime nuk bëhen me 70 votat e tij, me të cilat nuk zgjedh dot asgjë, madje as veten si kryeministër, por duke bashkuar votat me Edi Ramën. Të gjithë e dimë se tani kjo nuk do të ndodhë më, ndaj dhe kryeministri duhet të na kursente nervat në këto ditë pushimi, për të mos na fyer duke thënë se ishte gati të ndryshonte Kodin Elektoral dhe t'i shtonte një komisionar forcës së tretë në vend. Që të ndryshojë Kodin Elektoral, atij i duhen 84 vota dhe kjo s'ka për të ndodhur.

Së dyti, kryeministri fyen rëndë LSI, e cila për muaj të tërë bëri kauzë të saj regjimin Rama-Berisha dhe tashmë që ka hyrë në rresht pas Berishës, bën sikur duartroket fitoren që s'ka për t'u arritur kurrë. Ky gjest është poshtërues për LSI, pasi tregon se ajo ka hyrë, jo vetëm pa kushte në koalicion me Berishën, por dhe që e konsideroka realisht të mbyllur historinë e Kodit Elektoral.

Së treti, lehtësia me të cilën Berisha premtoi një "komisionar" për LSI është shumë larg seriozitetit për nevojat reale që ka ndryshimi i Kodit, siç janë mënyra e numërimit apo mundësia e korrektimit kombëtar.

Por, siç shihet qartë, e gjithë kjo është po aq joserioze sa propozimi i tij për martesat gay dhe lind thjesht nga nevoja për të krijuar idenë se ai po përpiqet të pranojë kushtet e Ilir Metës për koalicion. Në të vërtetë kjo martesë mes dy kryeministrash, njëri i majtë e tjetri jo i majtë, nuk ka nevojë për ndryshim Kodi, pasi është prodhuar nga ky Kod që kemi. Ky Kod është ai që i jep fuqi Sali Berishës të eliminojë, siç eliminoi, gjithë kundërshtarët e vet brenda PD dhe të shfrytëzojë një koalicion fiktiv për mbledhje votash. Ky Kod është ai që i ka maksimalizuar atij rezultatin politik dhe prapë s'e ka nxjerrë dot mbi ujë. Ky Kod nuk mund të ndryshohet prej tij, as me dëshirë dhe as me forcë. Ai do të kishte shanse të ndryshohej vetëm nga një marrëveshje e re Berisha-Rama, por që do të shoqërohej natyrshëm me rënien e kësaj qeverie që po përgatitet të lindë. Ndaj për këtë arsye këngët që kanë nisur disa javë para dasmës, ku do të vërë kurorë çifti Berisha-Meta, janë false. Asgjë s'ka për të ndodhur pas dasme dhe, si çdo çift gay, nuk mund të lindë asgjë, as moral të ri dhe, natyrisht, as Kod të ri.

Marrë nga "Tema" -

Shënim: Shkrimet e rubrikës "Opinion', nuk paraqesin domosdoshmërisht, qëndrimin redaksional të agjencisë NOA

Komentoni edhe ju këtë opinion / Klikoni këtu, për rregullat e përdorimit

KOMENTE