Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkarkohet se vishte bluzën: S'më duhet seks, qeveria më q... çdo ditë
English

Shkarkohet se vishte bluzën: S'më duhet seks, qeveria më q... çdo ditë

E rrallë, por e vërtetë, një tekst i stampuar në bluzën që mban veshur kur ikën në punë, të sjell pushimin nga puna.

Kështu ka ndodhur me një të ri në Kroaci i cili punonte për rrjetin televiziv më të madh vendas, RTL.

Kameramani i televizionit kroat RTL është shkarkuar nga puna, për shkak të reagimit të qeverisë për bluzën që ai vishte.

Në bluzë, ishte shkruar:

Kulmi i zemërimit shtetëror arriti para pak ditësh, kur gjatë seancës së Qeverisë, kryeministrja kroate, Jadranka Kosor, konstatoi se operatori i RTL, Ivan Cvirin, ishte paraqitur atje për të filmuar, me bluzë me mëngë të shkurtra dhe me mbishkrimin tallës.

Kryeministrja Kosor protestoi menjëherë me fjalët se "nuk do të lejoj dukuri të tilla".

Ndërkohë pas pak orësh, reagimin zyrtar e transmetoi edhe përmes agjencisë shtetërore të lajmeve "Hina". incidenti ngjalli diskutime të shumta dhe drejtuesit e televizionit RTL pas reagimit të kryeministres Jadranka Kosor zhvilluan një mbledhje të posaçme.

Menjëherë pas saj, vendosën që të shkarkojnë nga puna kameramanin e tyre që mbulonte filmimet nga mbledhjet e qeverisë,, me arsyetimin se ka shkelur kontratën, në të cilën është angazhuar se nuk do të cenojë autoritetin e kompanisë. Televizioni kroat RTL, po ashtu i mbajti ison qeverisë kur doli me një deklaratë ku tha se distancohet edhe publikisht nga sjellja e kameramanit.

Njëkohësisht, RTL tha se nuk duhet të lidhen paralele mes sjelljes së kameramanit dhe lirisë së medias.

a.k/e.l/NOA - Komentoni edhe ju këtë lajm / Klikoni këtu, për rregullat e përdorimit

KOMENTE