English

Ahmedinexhad merr sot detyrën si president i ri i Iranit

Teheran, 3 gusht, NOA - Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, shpall ditën e sotme Mahmoud Ahmedinexhadin si president në mandatin e tij të dytë, teksa në vend vazhdojnë trazirat politike në lidhje me mungesën e transparencës në zgjedhje.

Ceremonia e shpalljes së presidentit i hap rrugën procesit zyrtar të marrjes së detyrës, proces që finalizohet dy ditë më vonë me betimin në parlament.

Ndërkaq, mbi 100 figura të njohura të opozitës në Iran janë çuar në gjykatë në procese që opozita i cilëson si "gjyqe teatrale".

Në media janë transmetuar rrëfimet e të akuzuarve, mes të cilëve edhe një ish-zëvendës/ president që shfaqet duke falënderuar hetuesin, i cili e ka "ndërgjegjësuar për gabimet që ka bërë".

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE