English

Gramsh, zjarri djeg pyllin, terreni i thyer pengon zjarrfikësit të ndërhyjnë

Gramsh, 3 gusht NOA - Flakët e zjarrit kanë përfshirë disa hektarë me shkurre në fshatin e Kashonicës të qytetit të Gramshit që prej ditës së djeshme.Â

Banorët e fshatit kanë lajmëruar punonjësit e zjarrfikëses ndërsa janë përpjekur edhe të vetë shuajnë flakët e zjarrit.

Zjarrfikësit dhe punonjësit e policisë mbërritën pranë zonës ku ka rënë zjarri për të neutralizuar flakët.

Por mësohet se terreni i vështirë ka penguar zjarrfikësit të afrohen pranë zonës që digjej për të shuar flakët.

k.k.NOA

KOMENTE