Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet kreu i PLL së Elbasanit, akuzohet për ryshfet
English

Arrestohet kreu i PLL së Elbasanit, akuzohet për ryshfet

Elbasan, 4 gusht NOA - Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit në Elbasan, Shpëtim Myftaraj është arrestuar nga policia pasi akuzohet për ryshfet.

Ka qenë një qytetar i cili ka denoncuar kreun e PLL, pasi ky i fundit dyshohet se i ka marrë atij një shumë parash duke i premtuar se do i siguronte një banesë sociale.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se dyshohet që kreu i PLL Myftaraj i ka kërkuar rreth 3 milionë lekë të vjetra një qytetari emri i të cilit nuk bëhet i ditur pasi i ka premtuar atij se do përfshinte emrin e tij në listën e përfituesve të banesave që jepen nga bashkia për të pastrehët.

Mësohet se "pazari" është kryer para zgjedhjeve të 28 qershorit, dhe qytetari ka pranuar duke derdhur në llogarinë e kreut të PLL shumën e caktuar prej këtij të fundit.

Mirëpo pas disa muajve as emri në listë nuk figuronte dhe as kthimi i parave nuk po kryhej duke detyruar qytetarin të denoncojë në polici mashtrimin, ndërsa nga ana tjetër premtimet e kreut të PLL vazhdonin ende.

Pas denoncimit policia e Elbasanit ka nisur hetimet ndërsa ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e Shpëtim Myftaraj. Sipas policisë dyshohet se në të tilla mashtrime mund të jenë implikuar edhe ish-këshilltarë të Bashkisë së Elbasanit, të cilët janë nën hetim e sipër.

k.k.NOA

KOMENTE