English

Topalli: Sipas Berishës negociatat për qeverinë e re do bëhen në 10 ditshin e dytë të gushtit

Shkodër, 4 gusht NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka qenë sot e pranishme në ceremoninë e fillimit të punimeve të disa rrugëve të reja dhe një terreni sportiv në Bushat.

"Unë jam sot këtu në Bushat, jo vetëm për nisjen e punimeve dy rrugë të reja dhe një terreni sportiv por edhe të shoh se në këtë komunë nuk ka më rrugë të pashtruara, gjë e jashtëzakonshme dhe dëshmi e premtimit të mbajtur" tha Topalli. "Shfrytëzoj këtë rast për të falënderuar çdo qytetar e çdo banor të këtij qarku për mbështetjen e fuqishme që i dhanë projektit të Shqipërisë Evropiane. Si përfaqësuese e këtij qarku së bashku me deputetët e tjerë dhe pushtetarët lokalë të qarkut Shkodër, unë dua t'i them edhe një herë çdo qytetari se ne u jemi shumë mirënjohës. Në çdo ditë, në katër vitet e ardhshme të mandatit të dytë ne do të mendojmë sesi të mundësojmë investime të reja në këtë qark dhe në çdo qark tjetër të Shqipërisë për ta bërë jetën e qytetarit më të cilësishme" shtoi më tej kryeparlamentarja. Sipas saj mandati i dytë fillon me një stekë shumë të lartë zhvillimi ekonomik i vendit dhe proceset integruese të tij të jenë sa më të mundshme, sa më të prekshme, sa më të afërta dhe reale. "Kryeministri Berisha është shprehur se ato do të zhvillohen në dhjetëditëshin e dytë të gushtit. Përfitoj nga rasti t'ju them se komenti më i fundit pozitiv pro PD, s'po them më i miri, është Ballagati me një rezultat të paparë ndonjëherë" tha Topalli lidhur me negociatat mbi qeverinë e re.

k.k/NOA

KOMENTE