English

Zjarr në malin e Kushovicës, zjarrfikëset nuk po e shuajnë dot

Gramsh, 4 gusht, NOA - Zjarret duket se kanë nisur të shfaqen në ditët e para të këtij muaji të nxehtë, në disa nga zona të vendit.

Më ui fundit, është ai që ka rënë në zonën e Gramshit, konkretisht në malin e Kushovicës.

Në fakt, sipas burimeve nga vendngjarja, ky zjarr ka gati dy muaj që ka krijuar vatra të veçanta duke mos mundur dot të shuhet.

Aktualisht, rruga në këtë mal është e pakalueshme për zjarrfikëset dhe kjo ka bërë që vatrat e zjarrit të ndjekin njëra-tjetrën dhe të mos shuhen dot.

Ndërkaq, policia ka hedhur variantin e vënies me qëllim të zjarrit në këtë zonë.

n.e/NOA

KOMENTE