Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dade:Berisha nëse nuk gisht në largimin nga puna të mbështetësve të PS, ktheji ata në detyrë
English

Dade:Berisha nëse nuk gisht në largimin nga puna të mbështetësve të PS, ktheji ata në detyrë

Tiranë, 5 gusht NOA - Deputetja Arda Dade denoncoi sot në emër të Partisë Socialiste, Partinë Demokratike, e cila sipas saj pasi përdori gjithë burimet shtetërore, në dispozicion të fushatës së saj, largoi nga puna, për arsye thjesht politike, mbështetësi e PS-së.

"Ky akt i paprecedent për një shoqëri demokratike, tregon edhe njëherë mentalitetin e vjetruar të përfaqësuesve të Partisë Demokratike në nivel lokal dhe qendror. Gjithashtu, jo më larg se dje, struktura të specializuara të Ministrisë së Financave, vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi mbështetësit e Partisë Socialiste, pa kursyer as kandidatët për deputet. Ne këto shqetësime i kemi ndarë me përfaqësuesit e nderuar tanë ndërkombëtarë, të cilët nga ana e tyre kanë bërë verifikimet përkatëse dhe madje është konstatuar, që lista e mbështetësve të Partisë Socialiste të larguar nga puna thjesht për qëllime politike, madje që javën e parë mbas zgjedhjeve të 28 qershorit, rezulton të jetë edhe më e madhe sesa ajo që i është vënë në dispozicion trupit diplomatik nga ana e Partisë Socialiste'" deklaroi sot Dade në një konferencë për shtyp.

"I bëj thirrje Sali Berishës, që në rast se nuk është ai që e ka dhënë këtë urdhër, për largimin e mbështetësve të Partisë Socialiste, ti udhëzojë përfaqësuesit e tij në nivel lokal, të rikthejnë urgjentisht në punë, të gjithë ata që janë larguar për motive thjesht politike, për shkak të mbështetjes së Partisë Socialiste, apo të përfaqësimit të saj në nivel komisionerësh apo të grupeve të numërimit" tha më tej Dade.

Ndërkohë që pyetjes së gazetarëve se çka ndodhur me dosjen për zgjedhjet që PS tha se do ua paraqiste ndërkombëtarëve, Dade tregoi se PS, ka venë në dispozicion të partnerëve tanë ndërkombëtarë një material, i cili shpreh, të gjitha parregullsitë të konstatuara, nga përfaqësuesit tanë, para fushatës elektorale, gjatë fushatës elektorale, ditën e votimit dhe mbas votimit, pra përkatësisht në kohën që numëroheshin votat. "Sigurisht ne presim me qetësi raportin përfundimtar të OSBE-ODHIR-it, për të pasur më në konsideratë, atë çka ata do të shprehin, por gjithsesi edhe për të artikuluar veprimin tonë politik. Unë kam qenë këto ditë në takime me përfaqësues të trupit diplomatik dhe sigurisht materiali që ne ju kemi vënë atyre në dispozicion është duke e studiuar prej tyre, njëkohësisht materiali është dërguar në të gjithë partnerët edhe parlamentet, sikurse është Asambleja parlamentare e OSBE-së, Asambleja parlamentare e NATOS, Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës, përfshirë këtu edhe partnerët tanë të grupimeve socialiste dhe Social-Demokrate, brenda këtyre organizmave." përfundoi Dade.

k.k/NOA

Â

KOMENTE