English

Berat, nuk lejon shembjen e murit nga ndërtimorët, tenton të vetëflijohet

Berat, 6 gusht NOA - Përpiqet të ndalojë Inspektoratin e ndërtimit të prishë murin e rrethimit të shtëpisë së saj, duke tentuar të vetëflijohet.

Ngjarja ka ndodhur sot në lagjen Uzinovë të Beratit kur një 40-vjeçare ka konsumuar një sasi ilaçesh pasi Inspektorati i ndërtimit kishte shkuar në banesën e saj për të shembur murin rrethues.

Paraditen e sotme fadroma e shoqëruar nga policia bashkiake ka tentuar të nisë aksionin për murin rrethues por është përballur me kundërshtimin e banorëve të lagjes të cilët nuk kanë pranuar të prishet muri, ndërsa një 40-vjeçare ka konsumuar një sasi ilaçesh.

Inspektorati i  ndërtimit pranë Bashkisë Beratit bënë të ditur se muri do të prishej pasi ishte listën e shembjeve për rehabilitimin e rrugëve në brendësi të lagjeve të cilën e parashikonte projekti.

k.k/NOA

KOMENTE