English

Dy gazetaret amerikane, të burgosura nga Koreja e Veriut, mbërrijnë në familje

Uashington, 6 gusht, NOA - Kanë arritur më në fund të bashkohen me familjarët e tyre dy gazetaret amerikane të liruara nga Koreja e Veriut, pas negocimit me sukses për to nga ish-presidenti amerikan, Bill Klinton.

Klinton së bashku me dy gazetaret mbërritën dje në Shtetet e Bashkuara së bashku me presidentin Bill Klinton, ku pas një shkëputje 4 mujore nga familjet e tyre, ato arritën të përqafojnë të afërmit dhe të dashurit.

"30 orë më parë Euna Lee dhe unë ishim të burgosura të Koresë së Veriut. Mendonim se në çdo moment mund të na çonin në një kamp pune. Papritur na thanë se do të shkonim në një takim. Kur u futëm në derë pamë para nesh Presidentin Klinton. U shtangëm dhe disi e kuptuam se ky makth i frikshëm po përfundonte", është shprehur Laura Ling mbi një fakt të tillë.

Ndërsa presidenti Obama, i pyetur lidhur me këtë çështje u shpreh shumë entuziast dhe i kënaqur.

Dy gazetaret u mbajtën nga autoritetet koreano-veriore mbi 4 muaj. Një gjykatë e Koresë së Veriut i kishte dënuar ato me 12 vjet punë të detyruar, nën akuzat se ishin futur në mënyrë të paligjshme në vend për të kryer akte armiqësore, kur u arrestuan në afërsi të kufirit me Kinën.

Por Pheniani vendosi dje t'i falte gazetaret amerikane, pas bisedimeve mes Presidentit Klinton dhe udhëheqësit koreano-verior Kim Jong Il.

n.e/NOA

Â

KOMENTE