English

I vjedhin automjetin në plazh, pushuesi denoncon në polici

Durrës, 6 gusht NOA - Një 39-vjeçar nga Korça prej disa ditësh ndodhej me pushime në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës, ku i kanë vjedhur makinën.

Burime nga policia thanë se Spiro S, ka deklaruar në polici se autovetura në pronësinë e tij tip "Mercedes - Benx" 250Â me targe KO 2115 B nuk ndodhej në vendin ku ai e kishte parkuar.

Ai ndodhej me pushime në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Policia pas regjistrimit të kallëzimit të 39-vjeçarit ka nisur hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët e vjedhjes.

Policia e Durrësit ka raportuar me dhjetëra vjedhje të kryera gjatë këtij sezoni në plazhin e Durrësit, kryesisht vjedhje të sendeve personale të pushuesve, ndërsa ka çuar në qeli disa të mitur dhe adoleshentë nga Tirana si autorë të këtyre vjedhjeve.

k.k/NOA

KOMENTE