Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rekordi, një indian kërkon ta mbushë trupin e tij me tatuazhet e 220 flamujve
English

Rekordi, një indian kërkon ta mbushë trupin e tij me tatuazhet e 220 flamujve

Bombei, 6 gusht, NOA - Një indian shpreson se do të hyjë në librin e rekordeve Guinness duke bërë tatuazhe të gjithë flamujve të botës në trupin e tij.

Janë plot 220 flamuj, tatuazhet e të cilëve ai kërkon t'i stampojë në gjithë trupin e tij, për të fituar rekordin e parë Guiness, pasi mban katër të tjerë.

Ai ka vlerësuar se i gjithë ky proces do të zgjasë rreth tre vjet dhe do t'i kushtojë afro 14.000 euro. Që tani, Rishi numëron gjashtë flamuj në fytyrën e tij, të cilët i përkasin Indisë, Britanisë, SHBA-ve, Qipros dhe Partisë kongresiste indiane. Ai ka thënë se fytyrën e ka rezervuar për flamujt më të rëndësishëm, derisa mendon se në kokën e tij mund të bëhen 60 flamuj me madhësi prej 2.5 centimetrash.

Ai ka deklaruar madje se Përveç flamujve të 201 shteteve të pranuara, ai në trupin e tij  do të bëjë tatuazhe edhe të kombeve si Skocia, Uellsi, e ndoshta edhe të shtetit më të ri në botë, Kosovës. n.e/NOA

KOMENTE