Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Balla: Shqiptarët paguajnë haraçin e vizave për shkak të paaftësisë së qeverisë Berisha
English

Balla: Shqiptarët paguajnë haraçin e vizave për shkak të paaftësisë së qeverisë Berisha

Tiranë, 7 gusht NOA - Deputeti i partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar sot pas deklaratës së Suedisë për mos liberalizimin e vizave të në Shqipëri.Â

"Presidenca suedeze e Bashkimit Evropian u shpreh dje se arsyeja pse Shqipëria mbeti jashtë liberalizimit të vizave është moskryerja e reformave të kërkuara dhe dështimi i realizimit të zgjedhjeve sipas standardeve demokratike.

Ky është një lajm i keq për të gjithë qytetarët e thjeshtë shqiptarë, të cilët do të vazhdojnë të paguajnë haraçin e vizave për shkak të një qeverisje të paaftë" deklaroi Balla.

"Qytetarët e thjeshtë shqiptarë do të vazhdojnë të rropaten prapa hekurave të ambasadave, sepse pazaret e maskarenjve dhe hajdutëve të votave, po pengojnë këtë proces kaq të rëndësishëm për Shqipërinë" tha më tej Balla.

Sipas tij, Partia Socialiste, në respekt të votës dhe vullnetit të shumicës së shqiptarëve, si partia më e votuar më 28 qershor, pavarësisht kontekstit politik të krijuar, do të përdorë mekanizmat parlamentarë për monitorimin e përmbushjes së kritereve.

k.k/NOA

KOMENTE