English

RENEA shoqëron Dritan Dajtin drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë

Durrës, 7 gusht NOA - Nën masa të rrepta siguri, Dritan Dajti niset drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

Pas mjekimeve të para në spitalin e Durrësit, Dritan Dajti ka mobilizuar sërish policinë kësaj here për ta transportuar atë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

Megjithëse i plagosur imazhi i tij i cilësuar si i frikshëm ka detyruar policinë të vihet në gatishmëri për ta dërguar në Spitalin Ushtarak.

Mësohet se një makinë policie e blinduar brenda së cilës ndodhen forca të repartit të RENEA-s ka udhëhequr "ekskodrën' e Dritan Dajtit i cili ndodhej i shtrirë në një barelë në një autoambulancë dhe pas tij shumë makina të tjera policie.

Ndërkohë që në spitalin e Durrësit është parë edhe bashkëshortja e Dajtit e cila është shtatzëne.

Më tej në drejtorinë e policisë së Durrësit aktualisht ndodhet ministri i Brendshëm Bujar Nishani i cili mësohet se po organizon dhe punimet e mëtejshme të dikasterit blu pas ngjarjes tragjike.

Dritan Dajtit vrau sot katër polic dhe një civil ndërsa nga shkëmbimet e zjarrit mes tij dhe forcave të policisë mbetën të plagosur edhe gjashtë civilë, kunati i tij i cili ndodhej në shoqërinë e supër të kërkuarit si dhe ai vetë.

Masakra ndodhi pas rrethimit që iu bë Dajtit nga policia për arrestimin e tij.

k.k/NOA

KOMENTE