Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dritan Dajti mbajti larg policinë duke qenë pranë saj me gradën nënkomisar
English

Dritan Dajti mbajti larg policinë duke qenë pranë saj me gradën nënkomisar

Nga Klodiana Kotorri

Tiranë, 10 gusht NOA Foto Update - Dritan Dajti nuk kishte sesi të qëndronte i fshehur për gjashtë vjet me radhë si pjesa dërrmuese e kriminelëve të rëndomtë.

Pas arrestimit të tij policia nxjerr dhe fakte të reja për mënyrën e lirisë që kishte fituar të mbante Dajti për rreth gjashtë vjet megjithëse renditej në listën e personave më të kërkuar nga policia Shqiptare.

Nga verifikimet policia ka mundur të zbardhë pjesën më të madhe të itinerareve të Dritan Dajtit në arrati.

Mësohet se për gjatë këtyre viteve kur policia rrëmonte nëpër informatorë për të zbuluar nëse Dajti ndodhej jashtë shtetit apo në Shqipëri, nëse ai qëndronte i mbyllur në ndonjë banesë të fshehtë apo gjetkë, Dritan Dajti jetonte dhe lëvizte si gjithë të tjerët madje thuhet se më lirshëm se të lirët.

Ai udhëtonte shpesh në rrugën Tiranë-Durrës dhe anasjellas.

Mirëpo si ishte e mundur që Dritan Dajti, emrin dhe bëmat e të cilit i njohin me kuç e me maç nuk po kapej nga policia e cila i ishte qepur keq nga pas.

Sidoqoftë ai kishte mundur.

E pas kapjes së tij policia ka mundur të gjej dhe mënyrën sesi ai kishte mundur të mbante larg policët.

Dritan Dajti ka mundur të mbaj larg policinë duke qenë pranë policisë.

Ai ishte në "radhët" e policisë së shtetit dhe me gradë nënkomisar madje.

Një "nënkomisar" i figuruar në të gjitha dokumentet identifikuese që posedon policia e shtetit.

Një nga kriminelët më të rrezikshëm të paktën kështu e cilëson policia, fytyra e të cilit figuronte në foton e tretë të personave të shumë kërkuar ja që ishte edhe në një dokument policie.

Por në fakt ndryshonte emri, fytyrës së tij, Dajti i kishte vënë emrin Agron Zeneli.

Nuk dihet ende sesi i ka siguruar Dritan Dajti dokumentet identike si ato të policisë të vjetrat dhe të rejat që qarkullojnë prej dy muajsh, por ai i posedonte ato.

Madje atij i gjet edhe një patentë italiane me foton e tij dhe emrin Agron Zeneli.

Dritan Dajti kishte më shumë pajisje policie se një polic i vërtetë.

Radio, armë, dokumente policie të gjitha këto Dajti i mbante gjithmonë me vete ashtu sikurse një punonjës policie i cili rrezikon ndonjë masë ndëshkimore nëse nuk i mban ato jo vetëm me kujdes por gjithmonë me vete.

Policia nuk përjashton dyshimet që Dajti të jetë ndaluar nga patrulla policie gjatë kësaj kohe dhe t'ia ketë hedhur paq falë gradës "nënkomisar" që kishte përvetësuar.

Mediat kanë bërë të ditur sot se grupi hetimor i ka sekuestruar të gjitha dokumentet e Dritan Dajtit dhe kjo ka shtuar një tjetër çështje në listën e gjatë që duhet të hetojë policia për shumë të kërkuarin që tashmë nuk është më i tillë, pas operacionit të kryer ditën e premte për arrestimin e tij që në fakt e çoi atë në pranga por kjo pasi të ishin vrarë katër policë.

k.k/NOA

KOMENTE