English

I vënë pistoletën në kokë kushëririt dhe e grabisin në mes të rrugës, policia i prangos

Shkodër, 9 gusht NOA - Identifikohen dhe arrestohen nga policia tre autorët e dyshuar të vjedhjes me armë të shumë prej 3100 euro të cilën rezultojnë t'ia kenë vjedhur kushëririt të tyre në aksin Puke-Shkodër.

Burime nga policia thanë se pasditen e djeshme kryen arrestimin e Mark Vasija 28-vjeç, Alfred Vasija, 25-vjeç dhe Florin Vasija, 24-vjeç.

Sipas policisë, arrestimi i tyre u krye pasi në bashkëpunim me njeri-tjetrin nën kërcënimin e armës së zjarrit në vendin e quajtur kryqëzimi i fshatit "Korthpul" Komuna Luf-Qerret të rrethit të Pukës i kanë vjedhur shumën prej 3100 Euro, kushëririt të tyre, Ilir Vasija, 38-vjeç, lindur e banues në fshatin "Kçire" Komuna Qerret të rrethit Pukë.

Pasi i kanë marrë shumën e eurove tre të rinjtë e kanë goditur në kokë dhe në fytyrë 38-vjeçarin Ilir Vasija, duke e lënë të plagosur.

Autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me automjetin tip veturë BMV me targe X 933 GHL, duke u nisur në drejtim të Laçit Vau-Dejës, Shkoder.

Me të marrë informacionin për lëvizjen e personave së bashku me mjetin, është ngritur një pikë kontrolli në Kryebushat të rrethit Shkodër, dhe nga ana e forcave të komisariatit të Policisë Shkodër është bërë e mundur bllokimi dhe kapja e tyre, duke i shoqëruar më pas në komisariatin e Policisë së Pukës.

Policia sekuestroi armën dhe paratë e vjedhura prej të rinjve.

k.k/NOA

Â

Â

KOMENTE