Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kaloi në doganë mallra kontrabandë, arrestohet 39-vjeçari, hetohet doganieri
English

Kaloi në doganë mallra kontrabandë, arrestohet 39-vjeçari, hetohet doganieri

Gjirokastër, 9 gusht NOA - Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi nuk deklaroi mallrat në doganën e Kakavijës duke iu shmangur detyrimit doganor.

Panajot Dumi 39-vjeç nga Tirana ka hyrë dje nëpërmjet pikës së kalimit të kontrollit kufitar Kakavijë me automjetin e tij tip Benz Furgon me targa TR 47 14 N, në të cilin kishte ngarkuar mallra si frigorifer, kondicioner, televizor, rroba dhe një sasi me copa gjysmë të gatshme për qepjen e fustaneve.

Sipas policisë këto mallra Dumi i kishte blerë në Athinë, dhe po i transportonte për në Tiranë, ku i është shmangur detyrimit doganor në doganën e Kakavijës.

Specialistët e Sektorit të Luftës Kundër Krimit Ekononiko-Finaciar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë të mundur që në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër në vendin e quajtur Vrisera, të bllokonin mjetin së bashku me mallrat si dhe arrestimin e Dumit për veprën penale të "Kontrabandës me mallrat e liçensuar".

Gjithashtu në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër policia po punon për zbardhjen e plotë duke filluar hetimet për doganierin e turnit shtetasin N.T, i cili ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës".

k.k/NOA

KOMENTE