Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet një 60-vjeçar qëlloi me armën fqinjën e tij 19-vjeçe
English

Arrestohet një 60-vjeçar qëlloi me armën fqinjën e tij 19-vjeçe

Laç, 10 gusht NOA - Plagos me automatik fqinjën e tij 19-vjeçare, arrestohet nga policia 60-vjeçari.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme Laç Vau Dejes kur Xhafer Hoxha, 60-vjeç pas një konflikti për motive të dobëta me komshinjtë e tij, ka plagosur me armë zjarri automatik, 19-vjeçaren L. S. e cila ka marrë plagë në këmbë.

E dëmtuara është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pa dëmtime serioze.

Ndërkohë që vetëm 15 minuta pas ngjarjes policia mundi të kapte Xhafer Hoxhën, ndërsa sekuestruan dhe armën e zjarrit tip automatik, me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

Materialet në ngarkim të 60-vjeçarit Xhafer Hoxha do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të "Vrasjes e mbetur në tentativë" dhe "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake".

k.k/NOA

KOMENTE