Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dy masat e para të sigurisë, arrest me burg Erges Xhaxhit, lirohet Elvis Karoli
English

Dy masat e para të sigurisë, arrest me burg Erges Xhaxhit, lirohet Elvis Karoli

Tiranë, 10 gusht, NOA/ Update - Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë dy bashkëpunëtorët e Dritan Dajti, Erges Xhaxhi dhe Elvis Karoli.

Sipas të dhënave paraprake, ky institucion ka caktuar masën e arrestit për kunatin e Dritan Dajtit, Erges Xhaxhi, i cili akuzohet në mënyrë të drejtpëdrejtë për përkrahje të autorit të krimit të ditës së premte, ku mbetën të vrarë 4 oficerë policie.

I konsideruar si anëtar i bandës së Dritan Dajtit, Erges Xhaxhi, ai dyshohet si bashkëpunëtor në krimin e rëndë, duke i dhënë masën e arrestit më burg, deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës së Krimeve të Rënda ndaj tij, pas përfundimit të hetimeve.

Nga ana tjetër, masa e dytë e arrestit, e dhënë nga kjo gjykatë ka qenë ajo ndaj të cilësuarit si bashkëpunëtor i Dritan Dajtit, Elvis Karoli, i cili u kap një ditë më pas nga policia pasi dyshohet të ketë lidhje shoqërore me të.

Në mungesë të provave, Gjykata e Krimeve të Rënda e ka liruar Elvis Karolin, duke i dhënë atij vetëm masën e sigurisë të detyrimit për paraqitje nëse do të ketë nevojë hetimi për dëshmitë e tij.

Karoli, është liruar në sallën e gjyqit nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërsa pritet nga momenti në moment të caktohet edhe masa e sigurisë prej këtij institucioni për Dritan Dajtin.

n.e/NOA

KOMENTE