Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grabitet në hotel princesha saudite, i merren 15 milionë dollarë dhe bizhuteritë
English

Grabitet në hotel princesha saudite, i merren 15 milionë dollarë dhe bizhuteritë

Porto Çevo, 10 gusht, NOA - Plot 15 milionë dollarë dhe mjaft bizhuteri të çmuara. Ky është bilanci "fatlum" për hajdutët gjatë një aksioni vjedhje që kryen në një hotel luksoz të Porto Çevos në Itali. Por ai ka qenë "fatkeq" nga ana tjetër për personin që i dispononte këto pasuri të rralla në kasafortën e tij të hotelit.

Mediat italiane bëjnë me dijeni se bizhuteritë dhe milionat e thata të dollarëve i përkisnin një princeshe saudite, e cila i ka humbur ato vetëm në 10 minutat që ka dalë për të darkuar jashtë.

Njoftimet thonë se vjedhësit përdorën një kopje çelësi për të hyrë në dhomën ku po qëndronte princesha në një hotel luksoz në Porto Çervo dhe se ata kanë nxjerrë prej kasafortës bizhuteritë e çmuara dhe paratë, duke u larguar në mënyrë enigmatike.

Autoritetet thonë se kasaforta ishte instaluar në mur me një lloj ngjitësi prej silikoni dhe ishte hequr nga muri pa vështirësi.

Ndërkaq, zyrtarët sauditë u janë bashkuar hetimeve për këtë vjedhje, sipas të cilëve kjo vjedhje nuk do të kishte qenë e mundur pa ndihmën e ndonjë personi brenda hotelit.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE