Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha takohet me ambasadorin turk, Suphan Erkula në fund mandatit të tij në Tiranë
English

Berisha takohet me ambasadorin turk, Suphan Erkula në fund mandatit të tij në Tiranë

Tiranë, 11 gusht NOA - Kryeministri, Sali Berisha priti sot në takim Ambasadorin e  Turqisë në Shqipëri, Suphan Erkula me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Tiranë.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Suphan Erkula pasi e falënderoi përzemërsisht Kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe miqësore, u shpreh se largohet nga Shqipëria me përshtypjet më të mira për marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë ndërmjet dy popujve, vendeve dhe qeverive, çka e ka ndierë në çdo çast të qëndrimit të tij në Tiranë, përmes atmosferës jashtëzakonisht miqësore dhe mikpritëse që diplomatët turq gjejnë te çdo qytetar shqiptar gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri.

Në këtë kontekst ambasadori turk vlerësoi bashkëpunimin me qeverinë shqiptare gjatë këtyre viteve, si rrjedhojë e të cilit investimet turke në Shqipëri u rritën nga 130 milionë dollarë në 2005, në 860 milionë dollarë në fund të këtij mandati.

Ambasadori turk theksoi gjithashtu se njëkohësisht edhe eksportet shqiptare kanë njohur një rritje të konsiderueshme duke shënuar këtë vit rekorde rritjeje prej rreth 35%.

Kryeministri Berisha vlerësoi kontributin e ambasadorit tuk, Suphan Erkula për intensifikimin e këtij bashkëpunimi gjatë katër viteve të fundit, çka dëshmohet qartë edhe nga treguesit e shkëmbimeve ekonomiko-tregtare midis dy vendeve, të cilat kanë arritur nivele të papara ndonjëherë më parë.Â

Të dy palët ritheksuan angazhimin e qeverive të të dy vendeve për ta thelluar edhe zgjeruar bashkëpunimin në të gjitha fushat dhe për të konsoliduar në të ardhmen edhe më tej lidhjet e ngushta e miqësinë ndërmjet të dy vendeve e popujve.

k.k/NOA

KOMENTE