Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Pse 4 policët e vrarë nuk e asgjësuan Dritan Dajtin dhe bandën e tij
English

Berisha: Pse 4 policët e vrarë nuk e asgjësuan Dritan Dajtin dhe bandën e tij

Tiranë, 12 gusht NOA Update - Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me drejtues kryesorë në Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme ku ka folur për ngjarjen e para pak ditëve në Durrës ku mbetën të vrarë katër policë.

Në një deklaratë gjatë takimit me drejtues të Ministrisë së brendshme dhe Policisë së Shtetit, kryeministri Berisha u ndal që në fillim në masakrën e Durrësit, duke e cilësuar Dritan Dajtin "një terrorist i vërtetë, i cili përbënte nj rrezik të madh jo vetëm për sigurinë në Shqipëri, por me veprimtarinë e tij, të shtrirë në disa shtete, ai përbënte rrezik edhe për vendet mike".

Berisha pranoi se "e premtja që shkoi ishte një e premte e zezë", duke shtuar se asgjë më të dhimbshme nuk ka për ne, se mungesa sot e katër oficerëve të policisë".

Berisha tha se "dua që shqiptarët ta dijnë se katër policët kanë rënë në mënyrë heroike", duke kërkuar kështu t'i japë fund zërave në media se operacioni për kapjen e Dritan Dajtit ishte jo i organizuar mirë.

"Unë e di se shumë shqiptarë shtrojnë pyetjen me veten e tyre: Pse të mos i kishin asgjësuar Dritan Dajtin me shokë", theksoi Berisha, duke dhënë përgjigjen se katër policët e vrarë nuk kryen asgjësimin e të dyshuarve për shkak se respektuan ligjin:

"Midis të gjitha varianteve të mundshme për tak, ata zgjodhën më ligjoren, më dinjitozen për një shoqëri të lirë, për një vend të lirë. Atyre nuk u kushtonin gjë breshëritë mbi ata që dolën nga makina, por ligji kërkonte që ata t'i ndalonin, t'i kërkonin atyre, dorëzimin", theksoi kryeministri.

Këtu, Berisha u ka kujtuar të pranishmëve se kanë marrë pjesë në një mori operacionesh, duke shkatërruar rreth një mijë banda kriminale.

Ndërsa kërkoi që lufta ndaj krimit të vazhdojë, duke shprehu "besim të plotë" se "ju nuk keni të ndalur në këtë betejë, se sakrifica sublime e shokëve tuaj, është një nxitje për t'i rezervuar krimit, tolerancë zero".

Në këtë kuadër, Berisha ilustroi dhe me kapjen sot në mëngjes të të shumëkërkuarit Selami Hasanaj në Fier.

Menjëherë më pas, Berisha u kujtoi kuadrove të policisë dhe "pastrimin e vetes", duke nënkuptuar se ka abuzim brenda radhëve të policisë.

e.l/NOA / Vijon...

KOMENTE