Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lëvizja Fatah, me një fytyrë të re
English

Lëvizja Fatah, me një fytyrë të re

Disa zyrtarë izraelitë kanë kritikuar Kongresin e Fatahut, duke theksuar zyrtarët palestinezë nuk janë distancuar nga dhuna, por platforma e propozuar e Fatahut duket se është në përputhje me planin paqësor, të anticipuar nga Obama

Nga Reuters

Lëvizja palestineze, Fatah, ka zgjedhur në Këshillin e vet kryesor një grup të udhëheqësve të ri, duke forcuar kështu kredencialet e veta si shpresa më e mirë për Perëndimin për paqe në Lindjen e Mesme, dëshmuan rezultatet preliminare. Kongresi i parë i Fatahut pas gati dy dekadave, edhe përkundër faktit se u karakterizua nga grindjet dhe intrigat e brendshme, duke se ka ringjallur këtë lëvizje në një moment mjaft vendimtar, vetëm disa javë para se kryetari amerikan, Barack Obama, të shpalosë planin e tij gjithëpërfshirës për vendosjen e paqes mes Izraelit dhe palestinezëve. Rezultatet jozyrtare lënë të kuptojnë se gjenerata më e re e Fatahut ka fituar numrin më të madh të ulëseve në Komitetin Qendror, deklaroi një zyrtar, i cili deshi të mbetet anonim.

Rezultati lë të kuptojë se udhëheqësit pragmatik, të cilët nuk janë larguar asnjëherë nga territoret palestineze-dhe të cilët shpesh kanë kaluar me vite të tëra neper burgjet izraelite, të cilët kanë punuar me izraelitet dhe flasin gjuhën hebrenje-kanë mposhtur palestinezet ithtarë të vijës së fortë në ekzil, të cilët veprojnë në shtetet si Libani dhe Siria. "Këto zgjedhje iniciojnë një ardhmëri të re për lëvizjen, një epokë të re demokratike", deklaroi Mohammed Dahlan 47 vjet, ish-shef i forcave të sigurisë në Gazë, i cili është një prej ngadhënjimtarëve në zgjedhje. Janë zgjedhur gjithashtu edhe Marwan Barghouti 50 vjet, i cili aktualisht po mbahet në burg nga Izraeli dhe i cili konsiderohet si kryetar i ardhshëm palestinez, si dhe Jibril Rajoub 56 vjet, ish-bashkëpunëtor i presidentit të ndjerë palestinez, Yasser Arafat, i cili ka kryesuar disa aksione kundër organizatës militante palestineze, Hamas. Rajoub theksoi se epilogu paraqet një shkëputje nga udhëheqësit e mëparshëm të lëvizjes, shumica prej të cilëve janë mbi moshën 70 vjet. "Është ky një puç kundër kryesisë, e cila kishte monopolizuar lëvizjen për një kohë të gjatë, pa paraqitur me këtë rast madje asnjë raport për punën e lëvizjes", theksoi Rajoub. Salim Zanoun 78 vjet, njëri nga themeluesit e Fatahut, i cili vepron në Jordani, siguroi një ulëse në Komitet, pasi që u mbështet nga presidenti palestinez, Mahmoud Abbas. Por në Komitet nuk arriti të hyjë Ahmed Qureia, njëri nga anëtarët e gjeneratës që themeloi Fatahun dhe njëri nga negociatorët më të njohur të kësaj lëvizje. Disa zyrtarë izraelitë kanë kritikuar Kongresin e Fatahut, duke theksuar zyrtarët palestinezë nuk janë distancuar nga dhuna, por platforma e propozuar e Fatahut duket se është në përputhje me planin paqësor, të anticipuar nga Obama.

Të 2300 delegatët mbështetën konceptin e krijimit të shtetit palestinez, i cili do të jetonte në paqe përkrah Izraelit. Sidoqoftë, delegatët kushtëzuan negociatat me ndërprerjen e plotë të aktiviteteve të Izraelit neper koloni, të cilat gjenden në territoret, të cilat janë paraparë t'i takojnë shtetit të ardhshëm palestinez, kërkesë kjo e cila është refuzuar nga qeveria aktuale e Izraelit. Delegatët gjithashtu theksuan se ata ruajnë të drejtën që të rrokin armët dhe të luftojnë Izraelin, nëse negociatat dështojnë. Ndoshta pengesa më e madhe për krijimin e shtetit palestinez është kontrolli i Hamasit në territorin e Gazës, territor ky i cili është paraparë që së bashku me Bregun Perëndimor të formojë shtetin e Palestinës. Delegatët e Fatahut nga Gaza, të cilët u pamundësuan nga Hamasi që të marrin pjesë në Kongres, votuan nëpërmjet telefonit. 14 nga 18 ulëset në Komitet i fituan anëtarët e rinj, me ç'rast garda e vjetër arriti të ruaj vetëm katër ulëse. Fatahu Kongresin e vet të fundit e ka zhvilluar në Tunizi, në vitin 1989. Atëbotë, lëvizja kryesohej nga Arafati, ndërsa Kongresi i fundit nga Abbasi. Që nga Kongresi i fundit, reputacioni i Fatahut është dëmtuar nga akuzat për korrupsion, si dhe nga humbja zgjedhore dhe territoriale që pësoi nga Hamasi dhe për shkak të dështimit që të realizojë premtimin për krijimin e shtetit palestinez.
KOMENTE