English

Ndeshja miqësore në Tiranë, Shqipëria mund Qipron me rezultatin e thellë 6:1

Tiranë, 12 gusht NOA UPDATE-Sapo ka përfunduar nw stadiumin "Qemal Stafa" nw kryeqytet, ndeshja miqësore e futbollit mes përfaqësueses sonë dhe asaj tw Qipros me rezultatin e thellw 6:1.

Goli i parë u shënua në minutën e 25' nga Ervin Skela me penallti teksa në minutën e 37' rezultati barazohet nga K.Charambidis.

Në minutën e 44' shënon sërish Ervin Skela përmes një tjetër penalltie duke çuar rezultatin në 2 me 1.

Golin e tretë e shënon sulmuesi Erjon Bogdani në minutën e 66'. Tre minuta më pas sërish gol në portën e qipriotëve por këtë herë është autogol i C.Michael. Në minutën e 72' shënon Ansi Agolli golin e pestë për Shqipërinë. Golin e gjashte e ka shënuar E.Vila ne minuten e 76'.

m.i/NOA

KOMENTE