Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përmet, 23 vjeçari tenton të vrasë fqinjin, policia e arreston në kufi
English

Përmet, 23 vjeçari tenton të vrasë fqinjin, policia e arreston në kufi

Përmet, 12 gusht NOA-Konflikti për pronat për pak sa nuk i ka marrë jetën një shtetasi 47 vjeç nga fshati Kutal i Përmetit.

Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti njoftojnë se rreth orës 08:30 të mëngjesit të ditës së sotme, Erjon Goxhaj, 23 vjeç ka tentuar të vrasë me mjete të forta bashkëfshatarin e tij pas një konflikti për çështje pronësie.

Sipas policisë, 47 vjeçari si pasojë e goditjes ka marrë plagë në kokë dhe është transportuar mënjehërë në Spitalin e Përmetit ku pas marrjes së ndihmës së parë mjeksore ndodhet jashtë rrezikut për jetën .

Menjëherë pas kryerjes së veprës penale autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

Rreth orës 15.00, specialistët e Seksionit Kundër Krimit ndaj Personit, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, në bashkëpunim me forcat e policisë kufitare,  kanë bërë të mundur arrestimin e  këtij shtetasi në pikën kufitare të Kakavijës, ndërsa po tentonte të kalonte për në shtetin Grek pasi dispononte pasaportë dhe vizë të rregullt.

m.i/NOA

.

Â

KOMENTE