English

Falsifikonte dokumente, kapet nga policia 36-vjeçari

Durrës, 13 gusht NOA - Falsifikonte dokumente, arrestohet nga policia 36-vjeçari.

Forcat e Policisë Kufitare të Komisariatit të Policisë së Portit të Durrësit, arrestuan ditën e djeshme 36-vjeçarin Korab Koçi, lindur në Dibër dhe banues në Patos, Fier.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se Koçi ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ka dërguar urdhërin më datë 11 maj të këtij viti për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, e cila e ka dënuar atë me gjashtë muaj burg dhe 40.000 lekë gjobë, për veprën penale të "Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose  vizave".

k.k/NOA

KOMENTE