English

Kthehet nga Anglia, kapet në Rinas polici vrasës që ndryshoi identitetin

Tiranë, 14 gusht NOA - Një efektiv policie i cili kishte ndryshuar identitetin e tij pas një vrasjeje që kishte kryer, për të cilën kishte marrë dënim, u kap mbrëmjen e së enjtes në Rinas pas kthimit nga Anglia.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit thanë për agjencinë e lajmeve NOA se nga Komisariati i Rinasit është bërë e mundur identifikimi dhe ndalimi i 39-vjeçarit Romeo Koci, lindur në Vlorë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I prangosuri, është deportuar nga Anglia dhe sapo ka mbërritur në Rinas është ndaluar nga strukturat e policisë.

Romeo Koçi, ose i quajtur ndryshe Rasim Dervishaj, 39 vjeç është dënuar me 15 vjet burgim nga Gjykata e Rrethit Vlorë, për veprat penale të vrasjes me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Sipas vendimit të gjykatës, Romeo Koci ka vrarë me armë zjarri Zef Gjacin, në datën 20 nëntor 1997.

I shumëkërkuari, deri në vitin 1996 ka qenë pjesë e strukturave të policisë me emrin Rasim Dervishaj, por pas krimit e ka ndërruar emrin nga Rasim Dervishaj në Romeo Koci.

k.k/NOA

Komentoni lajminÂ

KOMENTE