English

Marrëveshja e Ohrit, ndërkombëtarët kërkojnë zbatimin konkret të tij

Shkup, 13 gusht NOA-Në tetëvjetorin e firmosjes së marrëveshjes së Ohrit që i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoni në vitin 2001, ndërkombëtarët bëjnë thirrje për zbatimin konkret të saj.

SHBA, OSBE dhe BE kanë dalë sot në një deklaratë të përbashkët për mediat ku kanë kërkuar që autoritetet përgjegjëse të intensifikojnë përpjekjet e tyre për arritjen e këtij qëllimi.

"Marrëveshja kornizë e Ohrit mbetet mjeti i duhur për garantimin e sigurisë, stabilitetit politik dhe promovimin e marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni, dhe ne rikonfirmojmë angazhimin tonë të patundur ndaj këtyre vlerave", thuhet në deklaratën e përbashkët.

 Në fund të deklaratës, misionet e huaja diplomatike në Shkup kanë vlerësuar progresin e Maqedonisë në zbatimin e Marrëveshjes dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike gjatë kësaj periudhe.

m.i/NOA

KOMENTE