English

Përgjaken sërish rrugët, 2 të vdekur në autostradën Lezhë-Shkodër

Lezhë, 13 gusht NOA UPDATE-Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lezhë-Shkodër pranë kryqëzimit të Gjadrit.

Sipas të dhënave të policisë e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, mësohet se shkak ka qenë përplasja e një kamioni me targat SH 8256D, me një makinë tip BMW.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë gjetur vdekjen drejtuesi i automjetit, 26 vjeçari Edmond Smaci dhe pasagjeri i tij Nikoll Nikolli.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit në komisariat ndërsa ka bllokuar qarkullimin e mjeteve në vendin ku ndodhi aksidenti.

Si pasojë është bllokuar trafiku në autostradë dhe policia po devijon mjetet në rrugën e vjetër.

m.i/NOA

KOMENTE