Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbutet recesioni në Evropë, Gjermania dhe Franca shënojnë rritje
English

Zbutet recesioni në Evropë, Gjermania dhe Franca shënojnë rritje

Paris, 13 gusht NOA-Dy shtetet e fuqishme evropiane, Gjermania e Franca po tregojnë shenja të daljes nga kriza ekonomike globale që ka mbërthyer prej muajsh ekonomitë e vendeve të zhvilluara.

Të dhënat e reja tregojnë se recesioni është zbutur në Europë, ku dy ekonomitë më të mëdha, Gjermania dhe Franca kanë rifilluar rritjen pas një periudhe rënieje.

Sipas disa analistëve, shifrat e reja mund të jenë një shenjë se pjesa më e vështirë e recesionit është kapërcyer.

Për të 16 vendet që përdorin euron, vëllimi i përgjithshëm i mallrave dhe i shërbimeve u tkurr 0,1 përqind në muajin prill, maj dhe qershor.

Këto shifra të prodhimit të përgjithshëm bruto janë një përmirësim i ndjeshëm krahasuar me tremujorin e parë të vitit dhe më optimiste se sa parashikonin shumica e ekspertëve të ekonomisë.

Prodhimi i përgjithshëm bruto në Gjermani dhe në Francë u rrit 0,3 përqind në tremujorin e dytë, një përmirësim i ndjeshëm krahasuar me rëniet e regjistruara në muajt e parë të vitit.

m.i/NOA

KOMENTE