Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dorëheqja nga vetvetja
English

Dorëheqja nga vetvetja

Kulminimi i një rezistence nacionaliste dhe intelektuale që filloi në vitet '50, pas gati gjysmë shekulli u manifestua si luftë çlirimtare, truri programatik i të cilës ishte politikisht i majtë

NgaÂ

Tek po shikoja një varg emisionesh të shkurtra të përgatitura nga RTK-ja për rrugën që kaloi populli i Kosovës deri te ardhja e çastit kur institucionet politike së bashku me një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare shpallën Planin e Ahtisaarit, te emisioni për UÇK-në vërejta një hollësi domethënëse. Jepej paraqitja e parë publike e Jakup Krasniqit, ushtaraku që zyrtarisht dha konferencën e tij për shtyp si zëdhënës i ushtrisë sonë çlirimtare.

Por ai detaj që na e shpjegon krejt problemin e kaluar dhe të tanishëm të Kosovës është mënyra që kishte zgjedhur RTK-ja për ta definuar pozicionin e Jakup Krasniqit në atë kohë. Përpara funksionit të tij të vërtetë "Zëdhënës i UÇK-së", përpiluesi i emisionit ia kishte vënë edhe një "ish"! Në të vërtetë, kjo "ish" do të kishte kuptim vetëm po qe se Jakup Krasniqi do të ishte duke folur për UÇK-në nga pozicioni i sotëm, por kurrsesi në kohën kur Jakup Krasniqi po bënte deklarimin e tij publik si zëdhënës i UÇK-së. Kur po fliste Jakupi në atë kohë nuk ishte "ish zëdhënës i UÇK-së", por "Zëdhënës i UÇK-së".

Mirëpo është pikërisht kjo "ish" që na tregon shumë më tepër sesa për një shkarje të politikave redaktuese apo gabim teknik gazetaresk. Kemi të bëjmë me veprime simptomatike të politikanëve, medieve dhe institucioneve të vetëcensuruara të Kosovës si rrjedhojë e një strategjie ndërkombëtare mbi popullin e Kosovës për arratisje nga e kaluara, braktisje të luftës dhe sakrificës, harresë të rezistencës dhe pezullim të historisë.

Nëse çdo kushtetutë e shteteve sovraneve të botës ndërtohet mbi premisën historike "e kaluara jonë…", ajo e jona fillon me fraza melankolike për të ardhmen e paqartë, për shkak të pezullimit të së shkuarës. Duke qenë kjo strategji e imponuar nga Plani i Ahtisaarit, ka prodhuar një ligjërim të caktuar të të qenit "politikisht korrekt" dhe të të pozicionuarit politik ashtu siç kërkohet nga forcat e jashtme të cilat definojnë konturat e projektit politik të Kosovës. Dhe duke dashur që patjetër të jenë politikisht korrekt, politikanët, gazetarët a analistët e ndryshëm, rrëshqasin në formulime komike.

Ndrydhja e madhe që rezulton nga kjo strategji është e tmerrshme, kurse thellësia e saj e jashtëzakonshme. Po më kujtohet intervista e Anton Nokajt, kryetarit të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë kur u "habit" dhe tha "shteti i Kosovës", dhe si me automatizëm e "përmirësoi" fjalinë e vet, duke e përsëritur herën tjetër vetëm termin "Kosova", pa fjalën "shtet". Thuajse duhej patjetër t'u dërgonte sinjale për neutralitetin e vet ndaj statusit të vendit të tij atyre që janë neutral ndaj statusit të vendit tonë.

Ishte ky Anton Nokaj, dikur njeriu kryesor që e riktheu famëkeqin Maurizio Salustro në gjykimin e montuar politik kundër Albin Kurtit, kurse sot figura qendrore e drejtësisë Kosovare që kërkon më shumë kompetenca në gjyqësor për UNMIK-un.

Para disa javësh, kur po inaugurohej funksionalizimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, televizionet tona morën deklaratat e disa prej pjesëtarëve të rinj. Njëra prej vajzave të reja shqiptare të Kosovës, u shpreh kështu: "…unë do të kontribuoj në FSK pavarësisht prejardhjes etnike…". Vajzës së gjorë në kokën e saj iu kishin pështjelluar të gjitha ligjëratat, trajnimet, seminaret dhe shpëlarjet e tjera multietnike të trurit, aq sa e gjeti veten të kurthuar në spiralen komike të vetëcensurës.

Pjesëtarja e re e FSK-së e kishte përbrendësuar atë që për nga definicioni duhet të jetë objektivitet i diferencave të pareduktueshme (shumetniciteti). Filloi të flasë për vetveten dhe përfundoi në recitimin e frazave absurde të multietnicitetit obligativ… "pavarësisht prejardhjes së saj etnike"…

Pjesëtarja e re multietnike e FSK-së, jo më shumë se 20 vjeçare, e betuar mbi flamurin e vizatuar me Corel Draw, e cila ka ardhur aty në vend të ndonjë ish ushtari të "paprofesionalizuar" të UÇK-së të betuar mbi flamurin kuqezi, bëri një shkarje nga e cila mund të nxirret e tërë problematika e fillimit dhe katandisjes së historisë më të re të Kosovës.

Thelbi i kësaj historie të dhimbshme pak a shumë do të mund të definohej kështu: disiplinim konsistent i rezistencës së majtë sekulare shqiptare, shkatërrim i patosit të saj nacionalist dhe shndërrimi i saj në një grup mafiozësh politikë, nëpërmjet të cilëve mirëmbahet stabiliteti dhe siguria rajonale përbrenda skemës së gjeopolitikës ndërkombëtare.

Kulminimi i një rezistence nacionaliste dhe intelektuale që filloi në vitet '50, pas gati gjysmë shekulli u manifestua si luftë çlirimtare, truri programatik i të cilës ishte politikisht i majtë. Dhe ia behu ndërhyrja e jashtme e cila luftës sonë çlirimtare së pari ia hoqi karakterin e saj kombëtar, pastaj frymën e majtë, duke e degraduar atë në "mish për top" të intervenimit humanitar ndërkombëtar.

Fundi i këtij tregimi është një grusht njerëzish që kanë hequr dorë nga vetvetja, sepse kanë dhënë dorëheqje nga atdheu i tyre, duke e shndërruar Kosovën në projekt eksperimental të zhveshur të sigurisë rajonale, ku nuk ka shoqëri, popull, qytetari, demokraci, të drejta e mirëqenie, por vetëm shtypje, varfëri, papunësi, mafiozllëk, korrupsion dhe import.

KOMENTE