Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta ngushëllon PS: Të jesh në opozitë s'është fundi i botës
English

Meta "ngushëllon" PS: Të jesh në opozitë s'është fundi i botës

Tiranë, 14 gusht NOA-Ilir Meta, lider i LSI, forca e majtë e cila për herë të parë në historinë e politikës shqiptare shkeli tabunë duke pranuar të qeverisë me një parti të djathtë, siguroi edhe njëherë të premten për mediat se koalicioni i ri PD-LSI do të jetë i qëndrueshëm dhe efikas.

Në prag të krijimit të qeverisë së re të dalë pas zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, Â Meta nuk ka harruar të ngushëllojë PS, forcën që nuk mundi të rrëmbejë fitoren në 28 qershor, edhe pse arriti të marrë një numër të madh votash prej elektoratit të tij.

Kreu i LSI u ka kujtuar atyre se të kesh një numër të tillë deputetësh, është një përgjegjësi e madhe po aq sa e qeverisë.

"Unë do t'u thoja atyre ta marrin me qetësi pasi të jesh në opozitë nuk është fundi i botës. Â

Me një numër të tillë deputetësh, unë do isha i lumtur të isha kryetar i asaj opozite", u shpreh sot Meta.

Sipas kreut të LSI, përvecc këtij fakti, deputetët e opozitës duhet të jenë të kënaqur pasi në qeverisje për herë të parë është dhe një forcë e majtë e cila do të kontribuojë për realizimin e disa prej pikave të programit që i bashkon të majtët.

m.i/NOA

KOMENTE