English

Miço: Dule dështoi në zgjedhje, të japë dorëheqjen nga kreu i PBDNJ-së

Tiranë, 14 gusht NOA-Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut fajëson kryetarin e saj për humbjen e thellë që pësoi kjo forcë në zgjedhjet e 28 qershorit duke marrë vetë një mandat deputeti.

Nënkryetari i PBDNJË, Thoma Miço deklaroi sot për mediat se  dështimi në zgjedhjet e 28 qershorit erdhi nga zgjedhja e Dules për të dalë në koalicion me Partinë Socialiste duke u larguar nga një bashkëqeverisje e suksesshme 4-vjeçare me demokratët.

"Dule të tregojë moral politik dhe të mos bëjë përpjekje nga më absurdet, për t'u rikthyer sërish koalicionit fitues për të bashkëqeverisur. Ai është duke lënë të papunë me dhjetra anëtarë të partisë", u shpreh Miço.

Sipas numrit dy të PBDNJ-së, Omonia, organizata që i ka dhënë një mbështetje të fortë PBDNJ, mund të vendosë ta prishë marrëveshjen e bashkepunimit me këtë të fundit, nëse Dule vazhdon të drejtojë partinë si pronë të tijën, duke shpërfillur organizatën që mbron interesata e minoritetit grek në Shqipëri.

m.i/NOA

KOMENTE