Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS thotë se vrasja e deputetit të saj dhe 4 policëve, tregon se Berisha ka braktisur detyrën
English

PS thotë se vrasja e deputetit të saj dhe 4 policëve, tregon se Berisha ka braktisur detyrën

Tiranë, 14 Gusht NOA - Partia Socialiste reagoi edhe një herë për ngjarjen e javës së shkuar në plazhin e Durrësit ku katër policë mbetën të vrarë nga i shumëkërkuari Dritan Dajti.

Armela Imeraj, zëdhënëse e PS, para pak minutash doli në një deklaratë për mediat, ku vlerësoi se "vrasja e katër shërbëtorëve të shtetit, ishte shprehja e braktisjes së detyrës nga pushteti i Berishës".

"Sot, kur plaga e hapur në trupin e shtetit, me vrasjen e 4 policëve në detyrë vazhdon të jetë e përvëluese, PS ringre me forcë çështjen e bashkëpunimit të këtij pushteti të korruptuar me krimin për të rimarrë me forcë në 28 qershor të drejtën për të sunduar, jo vetëm mbi vendin, por edhe mbi ligjin", - tha Imeraj.

Sipas saj, jashtë çdo kriteri ligjor e përgjegjësie mendore pushteti i Sali Berishës ka lëshuar me leje të paligjshme nga burgjet për fushatë në favor të pushtetit një numër të konsiderueshëm vrasësish, trafikantësh e grabitësish, të cilët kanë shoqëruar ministra dhe kanë ushtruar terror psikologjik në zonat e influencës së tyre mafioze.

PS lajmëron se "ne disponojmë të dhëna alarmante për fluksin e lartë të lejeve të paligjshme për kriminelë të dorës së parë në javët e fushatës dhe kemi të gjithë vullnetin që të kërkojmë me forcë nxjerrjen para ligjit të lejedhënësve".

Ndërkohë theksojmë publikisht, - vijoi Imeraj, - se vrasja e katër shërbëtorëve të pafajshëm të shtetit në detyrë nga një kriminel i shumëkërkuar që bridhte lirisht rrugëve, është shprehja më dramatike e braktisjes së detyrës nga pushteti i Sali Berishës i cili bën sikur drejton Shqipërinë po në fakt vetëm menaxhon interesa familjare e klanore, duke grabitur çdo ditë përmes vendimeve të qeverisë prona e fonde publike.

***

Zëdhënësja e PS ka folur për herë të parë zyrtarisht sot edhe për Fatmir Xhindin, kur tha se "është vrarë një deputet i opozitës në prag të fushatës" dhe vlerësoi se "reagimi i pushtetit ka qenë lirimi në masë i kriminelëve gjatë fushatës".

Në përfundim, Imeraj theksoi edhe një herë faktin se janë vrarë së fundmi katër policë dhe akuzoi se "reagimi i kryeministrit ka qenë reagimi tipik i një njeriu që përfundimisht nuk qeveris vendin e vet po vetëm i bën hyzmetin oxhakut të vet".

Për PS, "nuk ka si të jetë ndryshe, një pushtet i grabitur është një pushtet që di vetëm t'i grabisë e dhunojë dhe jo t'i mbrojë qytetarët e vet".

/e.l/k.k/NOA/ Lexoni reagimin: Dalja e Imerajt të PS për 4 policët, PD i "hakërrehet" Edi Ramës

Komentini lajmin:Â

KOMENTE