English

Durrës, arrestohet italiani, kërkohej për trafikim makinash

Durrës, 17 gusht NOA - Një 33-vjeçar italian është arrestuar në Durrës pasi ishte shpallur në kërkim për trafikim të mjeteve motorike.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se forcat e Policisë Kufitare të Komisariatit të Policisë së Portit të Durrësit, kryen kapjen e personit në kërkim Alessandro Lattanzi, lindur në Teramo dhe banues në Teramo, i dënuar për veprën penale të "Trafikimit të mjeteve motorike".

Sipas policisë shtetasi italian ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar atë me 5 vjet burg për veprën penale të Â "Trafikimit të mjeteve motorike".

k.k/NOA

KOMENTE