Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
EULEX, si pasardhës i UNMIK-ut…?!
English

EULEX, si pasardhës i UNMIK-ut…?!

Provokimet serbe ndaj Kosovës dhe në përgjithësi ndaj popullit shqiptar, m´u në sytë e bashkësisë ndërkombëtare s'po kanë të ndalur, siç ishte vënia në provë pavarësia e Kosovës në gjykatën ndërkombëtare të Hagës, dhe rasti i fundit shpifjet për transplantim të organeve nga UÇK-ja

Kristina Rasi

Misioni i EULEX-it dhe Ministria e Brendshme e Serbisë janë në prag të nënshkrimit të një marrëveshjeje lidhur me bashkëpunimin policor, në të cilën nuk janë të përfshira institucionet e Kosovës, ka shkruar të shtunën e përditshmja "Koha Ditore". Â

Më të drejtë mund të pyesim bashkësinë ndërkombëtare dhe institucionet e Kosovës, se çka është EULEX-i në Kosovë, a është qeveri mbi qeverinë e Kosovës, apo është këshilltare e institucioneve të Kosovës apo vallë është pasardhëse e UNMIK-ut?!Â

Siç po dihet, institucionet e Kosovës, -që sipas tyre e kanë shpallur pavarësinë dhe po trumbetojnë me të madhe se Kosova ka sovranitet; që nga 17 shkurt 2008 , fatkeqësisht, siç po e vërteton koha e sotme; ato, nuk kanë asnjë përgjegjësi me shumë se sa dje, kur drejtoheshin nga tutela qeveritare  e UNMIK-ut.

Ato, as sot e sot , s´po kanë fuqi ekzekutive që t'i ndalojnë institucionet paralele ilegale të Serbisë që po veprojnë hapur në Kosovë, dhe kjo u vërtetua qartë , si në dritën e diellit, me mbajtjen e zgjedhjeve serbe në komunat e Kosovës, Prishtinës dhe Pejës, ku dihet se në këto komuna jeton në trojet e veta autoktone popullata  shqiptare, dhe të mos flasim për komunat në veri të Kosovës.Â

Provokimet serbe ndaj Kosovës dhe në përgjithësi ndaj popullit shqiptar, m´u në sytë e bashkësisë ndërkombëtare s'po kanë të ndalur, siç ishte vënia në provë pavarësia e Kosovës në gjykatën ndërkombëtare të Hagës, dhe rasti i fundit shpifjet për transplantim të organeve nga UÇK-ja.

-Ndaj këtyre akuzave dhe shpifjeve tejet të pacipa dhe të pabazuara në fakte; politika shqiptare po i mbyllë sytë dhe po dremitë: "Zot bëre ëndërr" dhe  po e vazhdon gjumin më tutje.

Bashkësia ndërkombëtare po i përkrah hapur institucionet paralele serbe, në çdo mënyrë, kurse shumicën shqiptare po e anashkalon dhe po lë qëllimisht , duke e kënaqur orekset e Serbisë dhe të pushtetarëve të Kosovës , në një rol të "mbretërisë" në Kosovës.

Diplomacia ndërkombëtare pro-serbe; asnjëherë pa pyetur popullin e Kosovës po bën "Marrëveshje" të fshehta dhe të hapura me Serbinë në emër të Kosovës dhe të popullit të saj, siç është tani rasti i kësaj marrëveshje që do të bëhet në ditët e ardhshme, e cila pothuaj është e përfunduar , por vetëm pret momentin e përshtatshëm të nënshkruhet.

Po flitet dhe po shkruhet se, kjo "Marrëveshje" e cila kinse, do t´i përmban rregullat rreth bashkëpunimit policor dhe këmbimit të informacioneve me qëllim kinse të luftës kundër krimit të organizuar dhe atij ndërkufitar, si edhe veprimtarive tjera ilegale, por, bashkësia ndërkombëtare,  ka "harruar" se, me apo pa vetëdije ata po gabojnë kur po  i përkrahin, madje edhe po i nxisin strukturat ilegale serbe në Kosovë që, ato nesër, me siguri do ta destabilizojnë këtë paqe të brishtë, dhe këtë "statut quo të stisur, si zgjidhje përfundimtare e Kosovës".

-Sipas tyre, kjo lloj "Marrëveshje", qenka sukses, mirëpo, unë kujtoj që kjo s´është marrëveshje legale, por një marrëveshje ilegale në mes EULEX-it dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, e cila i ka rrënjët tek Rezoluta 1244, që do të "rregullojë" bashkëpunimin e EULEX-it me Ministrinë e Serbisë si dhe me strukturat paralele serbe në Kosovë.

Një "Marrëveshje" e tillë ishte dhe ajo e Kumanovës, kur as u pyetën as ishin të pranishëm shqiptarët. Po, pastaj shtrohet pyetja, sa qe e dobishme kjo për shqiptarët, apo nuk vuajtën aq shumë shqiptarët prej inskenimeve të planeve ushtarake nga qarqe të huaja; cilat i shkojnë përshtati vetëm Serbisë.

Nga kjo mund të konstatoj që, a mund të besojmë që atje nuk u vendosën barrierat e ndarjes së Mitrovicës dhe të pjesëve të tjera të Kosovës, sipas stilit të "Jerusalemit" në Palestinë.

Tani, po del nga tuneli diplomatik gjashtë pikshi " i famshëm"  i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, plakut " të urtë" Havier Solana; pra, kur Thaçi deklaron se; " gjashtë pikshi ka vdekur"; ne nuk i besojmë, sepse, jo, jo nuk paska vdekur, por qenka gjallë dhe po jetësohet çdo ditë e më shumë.

 -A nuk qe deklaruar hapur që ky gjashtë pikshi e parashihte dialogun në gjashtë fusha: polici, drejtësi, në dogana, kufij, komunikacion, infrastrukturë, si dhe në trashëgimi serbe?!

Tani, misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë, me të gjitha udhëzimet dhe kapacitetet që ka marrë nga misioni i UNMIK-ut, po i jep vetës të drejtën që t'i shkel të drejtat e shumicës shqiptare në Kosovë, në emër të mbrojtjes së pakicave, se kinse ato qenkan të rrezikuara!!!

...Por, pakicë apo minoritarë në Kosovë nuk janë veç serbët, kështu që në këtë mënyrë ata po i shkelin të drejtat e pakicave të tjera në Kosovë duke u munduar që kriminelët serbë që sot po i ndalojnë shqiptarët të ndërtojnë shtëpitë e tyre në trojet e veta stërgjyshore; t´i paraqesin para botës si viktima.

Gjithashtu, dua të përkujtoj që, ne shqiptarët nuk duhet të harrojmë se, Serbia nuk e ka kundërshtuar fare misionin e EULEX-it në Kosovës, siç paraqiteshin enklavistët serbë; me ca tymnaja në erë dhe  para medieve.

EULEX-i ka marrë pëlqimin e Serbisë para që të arrinte në Kosovë, madje edhe para se të merrte pëlqimin e autoriteteve në Prishtinë, sepse, aty s' kanë pasur nevojë të marrin kurrfarë pëlqimi, sepse udhëheqja e Kosovës, gjithmonë i ka pranuar "gjellërat" e huaja dhe po pranon çka po i servohet, nga kuzhinierët e majmur të botës "demokratike" .

Por, revoltues është fakti është pse Qeveria e Kosovës nuk e nge zërin e protestës për këto padrejtësi që po u bëhen shqiptarëve autoktonë, në Kosovë dhe në vise të tjera shqiptare?!

Natyrisht se, bashkësia ndërkombëtare po i e pranon këto  në heshtje, duke u munduar kështu krejt lehtësisht t'i ikë përgjithësisë që ka ndaj popullit shqiptar që ka jetuar dhe jeton shumicë, në trojet etnike shqiptare.

Për agjencinë NOA, Zvicër, 16 gusht 2009

KOMENTE