Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministria e Financave, letër kabinetit qeveritar: Kurseni çdo qindarkë
English

Ministria e Financave, letër kabinetit qeveritar: Kurseni çdo qindarkë

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 17 gusht NOA - Ministria e Financave i ka dërguar një letër të gjitha ministrive në të cilën kërkon që të rishikohet buxheti i investimeve, me tendencë për të kursyer para, i thanë agjencisë NOA, burime nga dikasteri.

Organi më i lartë fiskal tashmë pranon hapur efektet negative që ka dhënë në buxhet kriza ekonomike dhe kërkon që të mbulojë defiçitin e krijuar nga mosmbledhja e taksave, duke tentuar që një pjesë të investimeve t'i anulojë ndërsa një pjese t'i ulë vlerën e kontratës.

Nëpërmjet rishikimit të planit të investimeve qeveria kërkon të krijojë një fond të posaçëm kontigjence.

Gjatë një interviste Zëvendësministri i Financave Sherefedin Shehu shprehet se kjo letër ka një qëllim të dyfishtë.

Sipas tij është e nevojshme që të ketë një shtrirje sa më të unifikuar të investimeve në mënyrë që ato të mos digjen në fund të vitit.

Ndërsa qëllimi i dytë është që të kursehet çdo para, pasi 2009-ta nuk është një vit normal, por një vit krize.

"Ne duam të dimë sa para mund të shpenzohen deri në fund të vitit dhe sa para mund të mbeten pa shpenzuar. Nëpërmjet këtij procesi ne duam të krijojmë një fond të ri kontigjence për ta përdorur në rast nevoje", - shprehet Shehu.

Por, në varësi të mbledhjes së të ardhurave në 6 mujorin e dytë, qeveria ka në plan që të nxjerrë në shitje aksionet e mbetura ende shtetërore në kompanitë e mëdha, si Albetelekom apo OSSH.

Paratë që do të merren mund të përdoren për buxhetin e këtij viti.

Brenda muajit shtator me fillimin e punës së qeverisë dhe parlamentit të ri, ministria e financave do të dalë me një akt normativ për të bërë rregullimet e nevojshme në buxhet, duke i përshtatur ato me situatën aktuale të treguesve makroekonomik.

Për vitin në vazhdim 2009, Ministria e Financave, thotë se pretendon të ketë një rritje ekonomike 4.8% duke ulur parashikim nga fillimi viti prej 6%.

/r.l/e.n/NOA/

KOMENTE