English

Policia arreston në Veri, një grup të dyshuar për krim të organizuar

Prishtinë, 17 gusht NOA - Policia e Kosovës, ka arrestuar shtatë persona mes tyre shqiptarë, serbë dhe një boshnjak, që dyshohet se janë përfshirë në krim të organizuar.

Burime zyrtare nga policia e Kosovës thanë sot se operacioni është kryer nga njësia për Intervenim të parë FIT i ndihmuar nga njësia speciale dhe policë të tjerë civilë.

operacioni i koduar, u realizua në dy aksione të ndara në qytetin e Vushtrisë afër Mitrovicës, orët e para të ditës së hënë.

Policia nuk dha zyrtarisht më shumë hollësi rreth këtij rasti, por vetëm konfirmoi se personat e arrestuar dyshohet të jenë të përfshirë në krim të organizuar, kurse pohoi se disa prej të dyshuarve u prangosën në restorante dhe lokale nate.

Ndërkohë, burime jozyrtare policore i thanë agjencisë së lajmeve NOA, se në mes të arrestuarve janë dy serbë, shtetas të Serbisë, një boshnjak që ka jetuar në Serbi dhe katër shqiptarë.

Mësohet se të arrestuarve i është konfiskuar një sasi e madhe floriri si dhe disa gurë të çmuar që besohet se e kalojnë vlerën 100 mijë euro.

Është hera e dytë brenda këtij viti që policia e Kosovës arreston grupe serbësh dhe shqiptarësh të përfshirë në krim të organizuar në veri të Kosovës.

Kjo pjesë akoma nuk kontrollohet nga organet e rendit dhe kontrabanda me mallra që nga shpallja e pavarësisë vazhdon të jetë në shkallë shumë të lartë.  Â

/.b/e.l/NOA/

KOMENTE