English

Xhamajkiani Bolt, i lumtur për rekordin e ri botëror në 100 metra

Berlin, 17 gusht NOA - Rekord botëror në 100 metra në Kampionatin Botëror që po zhvillohet këto ditë në Berlin.

Në Kampionatin Botëror të Atletikës në Berlin xhamajkiani Usain Bolt fitoi me rekord të ri botëror garën e 100 metrave, rekord që në fakt e kishte pasur po ai vetë, duke thyer kështu kohën e tij më të mirë.

Me 9,58 sekonda ai mbeti 11 të qindtat nën kohën e tij më të mirë, të shënuar në Lojërat Olimpike në Pekin.

Edhe vetë Bolti nuk e kishte pritur këtë rekord: "Unë e dija që mund ta përmirësoja rekordin tim botëror, por këtu në Kampionatin Botëror nuk e prisja patjetër. Një kohë fantasike, jam ndierë shumë mirë", pohoi Bolt.

a.k/NOA
KOMENTE