Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Afganistan, vriten 7 vetë nga shpërthimi i një makine bombë
English

Afganistan, vriten 7 vetë nga shpërthimi i një makine bombë

Kabul, 18 gusht NOA-Zyrtarët afganë thonë se të paktën 7 veta u vranë nga shpërthimi i një makine bombë në një rrugë kryesore në perfiferi të kryeqytetit Kabul, ndërkohë që intensifikohet dhuna në prag të zgjedhjeve presidenciale të së enjtes.

Sipas zyrtarëve, shpërthimi sotëm kishte si objektiv një autokolonë të huaj ushtarake. Kombet e Bashkuara thonë se dy afganë nga stafi i saj u vranë nga shpërthimi. Të paktën 50 persona të tjerë u plagosën.

Po sot, të paktën një raketë goditi zonën pranë pallatit presidencial në Kabul.

Njoftohet gjithashtu se një tjetër raketë goditi komandën e policisë së kryeqytetit.

Ndërkohë, në provincën jugore të Uruzganit, një shpërthim vetvrasës goditi sot një qendër votimi duke lënë të vrarë tre ushtarë dhe dy civilë. Të paktën pesë persona të tjerë u plagosën, duke përfshirë dy ushtarë.Â

Militantët talebanë kanë deklaruar se do t'i sabotojnë zgjedhjet presidenciale dhe ato për këshillat provinciale që mbahen të enjten duke shtuar sulmet kudo në vend.

m.i/NOA

KOMENTE