Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grabitet taksisti nga Peja, dy udhëtarët i vjedhin paratë dhe mjetin
English

Grabitet taksisti nga Peja, dy "udhëtarët" i vjedhin paratë dhe mjetin

Pejë, 18 gusht NOA-Një taksist 70-vjeçar nga Peja ka rënë pre e një grabitje prej dy "udhëtarëve" që kishin hypur në mjetin për tju drejtuar Istogut.

Sipas mediave kosovare, ai i kishte marrë me makinë këta dy "klientë" pa ndonjë dyshim që do t'i ndodhë diçka e keqe, por kur ka arritur në fshatin Rakosh të Istogut, ata e kanë detyruar taksistin të ndalojë makinën.

Pasi ishte ndaluar, ata e detyrojnë atë të dalë nga makina dhe pastaj e marrin dhe e lidhin për një lis, i vjedhin paratë dhe dokumentet personale që kishte me vete dhe ikin me veturën e tij në drejtim të panjohur.

Edhe pse të dyshuarit nuk kanë qenë të maskuar, por as të armatosur, policia deri tani nuk ka të dyshuar dhe nuk ka arritur t'i bjerë në gjurmë makinës së taksistit.

m.i/NOA

KOMENTE