Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kroaci, humb jetën në një aksident rrugor një familje maqedonase
English

Kroaci, humb jetën në një aksident rrugor një familje maqedonase

Zagreb, 18 gusht NOA-Një familje prej katër vetësh nga Maqedonia ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në autostradën Zagreb - Lipovac.

Sipas të dhënave të policisë kroate mësohet se gjatë aksidentit kanë vdekur në vend të dy bashkëshortët dhe dy fëmijët e tyre nga fshati Zubovë të Strumicës së Maqedonisë.

Aksidenti ka ndodhur në orën 7 afër qarkores Sllavonski Brod - Luzhan, kur automjeti "seat alhambra" Â për shkaqe deri tani të pakonfimuara nga korsia e mesme e komunikacionit ka kthyer drejt korsisë për ndalesë dhe është përplasur në pjesën e pasme të majtë nga gjysëmrimorkioja e kamionit me targa serbe, cili ka qëndruar në vend.

Shoferi i kamionit R.T. (27) nga Çaçaku deklaroi se vetëm disa minuta është ndalur për shkak se i është dukur se ngarkesa në rimorkio i është zhvendosur.

"Pikërisht në momentin kur kamioni ka nisur të lëvizë, ka ndjerë goditje të fuqishme nga automobili, në të cilin në të njejtin moment kanë humbur jetën të gjithë katër udhëtarët", deklaroi në vendin e ngjarjes Stjepan Franjiç, gjykatës hetues pranë Gjykatës së Zhupanit në Sllavonski Brod.

Aksidenti rrugor ka ndodhur në mënyrë shumë të ngjashme si edhe ajo në të cilën humbi jetën pop ylli maqedonas Toshe Proeski, me dallim që në këtë rast kamioni nuk ka lëvizur.

m.i/NOA

KOMENTE